25 mijë euro për pasaporta të falsifikuara spanjolle, policia e Tiranës finalizon operacionin “Last Trip”

pasaportaaa 1100x620

Një person është vënë në pranga, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj dy të tjerëve pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Last Trip” nga policia e Tiranës.

Persona i arrestuar është shtetasi me iniciale N. M., 35 vjeç. Si dhe u proceduan shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe.

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, kundrejt shumës rreth 25.000 euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijët e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.  

Shtetasit K. M dhe S. A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen.