Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brighton ndal serinë e fitoreve të Arsenal, “Topçinjtë” marrin 1 pikë në transfertë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 20:37 | Futboll
Brighton ndal serinë e fitoreve të Arsenal,

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Brighton, e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.

Ekipi i Artetas humbi mundësinë kështu të merrte fitoren e katërt në kampionat, ndonëse krijoi shumë ndaj vendasve.

Në pjesën e dytë, Brighton e kërkoi më shumë fitoren, por “Topçinjtë” u mbrojtën mirë, duke i ruajtur rrjetat e paprekura.

Pas këtij barazimi, Arsenali renditet në vendin e nëntë me 10 pikë, ndërsa Brighton mban vendin e pestë me 14 pikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli