Dy persona përleshen me sende të forta në Elbasan, një prej tyre përfundon në spital

policia elbasan 600x338

Një 57 vjeçar është dërguar në spital në Elbasan, pasi është konfliktuar me sende të forta në një lokal me një person tjetër.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Labinot Fushë, ku shtetasit E.L. 53 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur 57-vjeçarin G.K. Ky i fundit është rrëzuar dhe u dëmtua në një nga tavolinat e lokalit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve të saj.