“Fokus Award” në Fier, fotografia e iranianit fiton çmimin e parë

Një njeri i përkulur në natyrë. Njeriu si fëmijë përballë pushtetit të natyrës, në pozicionin e fetusit, ky është imazhi që fiton mes shumë fotografive që mbërritën në “Fokus Award”.

“Përzgjedhja ishte e vështirë sepse ishin shumë propozime dhe të gjitha ishin të ndryshme. Kishte fotografi artistike, por edhe raportuese, që lidhen me aktualitetin. Ishte e vështirë të gjenim imazhin që prezantonte në formën më të mirë edhe konceptin e konkursit.

Fotografia fituese i përfshinte të dyja. Ishte posaçërisht ajo që kërkonim për temën e propozuar. Një kompozim shumë i mirëduhet thënë, po aq sa edhe e fuqishme për temën MONO që kishim zgjedhur këtë edicion. Është njeriu i vetëm me natyrën dhe potencialin e saj.”

Për kuratorin Elton Koritari, puna e së cilit u shijua më së miri në galerinë e qytetit të Fierit, “Fokus Award” edhe pse ka vetëm një çmim vlen më shumë për dialogun mes fotografëve nga 3 kontinente të ndryshme.

Ekspozimi i veprave u shoqërua edhe nga një workshop që fotografi Massimo Sciacca mbajti në bashkinë e Fierit e ku u diskutua mbi të shkuarën, të tashmen e të ardhmen e fotografisë.