Interi beson dhe kthen gjithçka, shkëlqen Dzeko

61749002cdb32e98957fc44f7b2b5ec1o2 1100x620

Interi ia ka arritur të dalë me fitore nga fusha e vështirë e Sassuolos, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë të takimit që përfundoi 1-2.

Vendasit treguan për të disatën herë se janë shumë të vështirë për t’u mundur dhe këtë e tregoi dhe goli i parë i Berardi në minutën e 22 të takimit.

Sassuolo mund të shënonte sërish në portën e zikaltërve, por fati ishte me këta të fundit.

Në disa minuta, Interi pothuajse ishte inekzistent dhe për këtë arsye trajneri Inzaghi u detyrua të bënte ndërrime që rezultuan të suksesshme.

Dzeko u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 54 dhe 2 minuta më vonë topin e parë që preku me kokë e dërgoi në rrjetë.

1-1 dhe ndeshja nisi të ndryshojë në favor të miqve. Në minutën e 70 është sërish boshnjaku që shkëputet bukur dhe fiton një 11-metërsh në limitet e zonës që u shndërrua në gol nga Lautaro.

Tashmë me këtë 3 pikësh, Interi ngjitet në vendin e tyre, 1 pikë larg Napoli që ka ende një ndeshje pa luajtur.