Kisha në Pragë që sfidoi sundimin nazist

Praga, qyteti i 1000 kambanave, dallon për kishat e saj të jashtëzakonshme. Megjithatë, vetëm njëra zotëron një vend të mbushur me plumba që tërheq më shumë vizitorë se sa vetë ndërtesa baroke.  

Kisha Katedrale e Shën Cirilit dhe Metodit, njihet nga vendasit si Kisha Parashutiste, për shkak të historisë që qëndron pas saj. Më 18 qershor 1942, shtatë parashutistë çekë dhe sllovakë u përfshinë në operacionin për të vrarë nazistin gjakatar Reinhard Heydrich, mbrojtës i Rajhut të Bohemisë dhe Moravisë. Vrasja e tij do të ishte një nga aktet më të mëdha të rezistencës së luftës, në Evropën e pushtuar.

Menjëherë pas këtij akti, parashutistët u strehuan në bodrumin e kishës, deri në momentin kur Gestapo naziste sulmoi kishën. Në katin e poshtëm të kishës, edhe sot, atmosfera është e zymtë. Bustet prej bronzi të shtatë burrave që dhanë jetën qëndrojnë në këtë bodrum, sikurse ditën kur mbetën të vrarë. Ata arritën të qëndrojnë me orë të tëra kundër 700 trupave të Gestapos që kishin rrethuar ndërtesën; nazistët hapën zjarr dhe ushtarët çekë pa municionet e duhura, në vend që të kapeshin nga nazistët, qëlluan veten me armë ose u helmuan me cianid.  

Sot, kisha funksionon kryesisht si një vend adhurimi dhe është e hapur për turistët vetëm gjatë fundjavave. Monumenti Kombëtar i Heronjve të Terrorit Heydrich, siç njihet bodrumi i kishës, tërheq më shumë se 60 000 vizitorë çdo vit.