Locatelli firmos derbin e Torinos, Juventus merr 3 pikë të vështira

947ca71c4545e3d86870f033f69375c0o2 1 1100x620

Juventusi ka fituar me shumë vështirësi derbin e qytetit përballë Torinos me rezultatin 0-1.

Zonja e Vjetër e ndjeu shumë mungesën e sulmuesve të saj kryesorë në këtë ndeshje, e cila u zgjidh falë një goli të Locatellit në minutën e 86 të takimit.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe me raste nga të dyja krahët, por që në fund triumfuan bardhezinjtë, të cilët duken moralisht më mirë dhe pas fitores në Champions ndaj Chelsea.

Tashmë, Juventusi hipotekon fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e 8 në klasifikim.