Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manastirliu ndan lajmin e mirë: Mbi 800 mijë të vaksinuar me të dyja dozat

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 19:23 | Aktualitet
Manastirliu ndan lajmin e mirë: Mbi 800 mijë të vaksinuar me

Mbi 800 mijë persona në vendin tonë tashmë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës së nevojshme për të luftuar koronavirusin.

Lajmi u shpërnda nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila falënderoi vaksinatorët në të gjitha qendrat për punën e palodhur.

“Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Aktualisht, në vendin tonë janë duke u përdorur vaksinat Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe ajo kineze.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli