Me zemër të ngrirë, krokodili i rrëmben peshkun vogëlushit

Untitled collage 64 1100x620

Një baba filmoi me telefon videon më të tmerrshme që me shumë gjasa do t’i dalë në ëndërr për shumë vite si një nga makthet më të këqija.

Sean McMahon nga Palm Coast i Floridas ishte duke filmuar djalin e tij 7 vjeçar ndërsa peshkonte dhe çdo gjë po shkonte mirë. Kur i vogli kapi një peshk dhe po e nxirrte në breg papritmas një krokodil del me shpejtësi dhe i rrëmben të voglit prenë.

Fatmirësisht bisha nuk eci më tej dhe në video dëgjohet Sean tek i thërret të birit të mos ketë frikë, si për ta qetësuar.