Meta për përplasjen me Ramën: Krenar për veprimet e mija, në politikë edhe për 30 vjet

Heshtjen mediatike Ilir Meta zgjodhi ta thyej nga qyteti i Pogradecit. Në një prononcim për media, kreu i shtetit ringrti akuzat e Kushtetuta e vendit është sulmuar nga faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga ai kanë qenë në mbrojtje të shtetit.

“Jam tepër i qetë dhe i pa shqetësuar për sjelljen e të tjerëve sepse sjelljet e mija kanë qenë tërësisht në respekt të kushtetutës dhe jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Meta.

Në daljet e tij të mëparshme, Meta ka nënvizuar se Berisha është pika e tij e dobët, por sot nuk pranoi të fliste për të, por disa fjalë i tha për akuzat e ngritura nga ish-kryeministrisë ndërmjet Ramës dhe Bashës ka një marrëveshje. Ndërsa qëndrimet konkrete do t’i shpreh pas korrikut të vitit 2022 kur të rivesh kostumin e politikanit.

“Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Ato do të kemi kohë t’i gjykojmë mbas 24 korrikut vazhdimisht, pra çdo çështje politike për tre dekadat e ardhshme. Ato janë çështjet  e tyre, për mua ka rëndësi të respektojë Kushtetutën parimet demokratike”, u shpreh Presidenti.

Presidenti foli për një skenar për ta lënë Shqipërinë pa opozitë, që sipas tij, nuk ka për të ndodhur asnjëherë.