Miliardere dhe modele, vajza e Steve Jobs shkëlqen në pasarela

Vajza e themeluesit të Apple, Steve Jobs debutoi si modele në sfilatën e Coperni në Javën e Modës në Paris.

23-vjeçarja Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjerlbër neon, minifund me printe, shapka me platformë dhe një çantë të bardhë.

“Nuk mund ta them me fjalë se sa i jashtëzakonshëm është ky koleksion. Ishte një nder të jesh pjesë e vizionit Coperni”, shkroi Eve në Instagram.

Modelja iu bashkua në sfilatë yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë.

Dizajnerët e Coperni, Sebastien Meyer and Arnaud Vaillant, zbuluan për Vogue se një nga çantat e koleksionit “Origami” u frymëzua nga ikona e aplakacionit të fotove në iPhone.