Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përkeqësohet kriza në Britani, qeveria kërkon shoferë të huaj, në dispozicion mijëra viza

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 16:41 | Bota
Përkeqësohet kriza në Britani, qeveria kërkon shoferë

Kriza e rëndë me mungesën e karburantit sa vjen e përkeqësohet në Britani të Madhe. Pikat e shitjes me pakicë kërkojnë veprime urgjente nga qeveria për të sjellë situatën drejt normalitetit.

Ushtarët do të fillojnë të shpërndajnë karburant ​​nga e hëna, në një përpjekje drastike për t'i dhënë fund kaosit të ditëve të fundit.

Rreth 200 shoferë të Forcave të Armatosura do të operojnë në zonat më të goditura. Qeveria ka njoftuar gjithashtu se 300 shoferë të huaj do të punojnë në Britani të Madhe deri në fund të marsit të ardhshëm për të kthyer normalitetin në pikat e furnizimit me karburant.

Për rreth një javë, ka pasur radhë të gjata në rrugë, teksa shoferët prisnin në pikat e shitjes me pakicë që të furnizonin automjetin e tyre. Mes tyre ka pasur shpeshherë dhe momente tensioni, ku nuk kanë munguar as konfrontimet fizike.

Kjo krizë e rëndë ka ardhur si shkak i mungesës së shoferëve të kamionëve që do të bënin shpërndarjen e karburantit nga rafineritë. Sipas vlerësimeve, Britanisë i duhen 100 mijë shoferë për të sjellë normalitetin.

Mungesa vjen si pasojë e Brexit, pasi shumë punonjës europianë u larguan pas daljes nga Unioni, si dhe nga izolimet e shpeshta që penguan trajnimin e shoferëve të rinj. Për të zgjidhur problemin, qeveria britanike po ofron mijëra viza të përkohshme pune. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani