Rriten tensionet, 38 avionë luftarakë kinezë shkelin hapësirën ajrore të Tajvanit

Kina dërgoi 38 avionë lufte pranë dhe brenda hapësirës ajrore të Tajvanit. Ky është numri më i lartë ndonjëherë I avionëve kinezë që shkelën Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore në një ditë të vetme.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit sqaroi se avionët hynë në zonë me dy valë dhe se mes tyre kishte bombardues me aftësi bërthamore. Autoritetet e ishullit u kundërpërgjigjën duke nxjerrë në fluturim avionët luftarakë dhe aktivizuar sistemet raketore.

Kina e konsideron Tajvanit një provincë të saj, por Tajvani e sheh veten si shtet Sovran. Këto pretendime kanë bërë që të ketë tensione të larta mes palëve.