Skënderbeu ende pa fitore, Vllaznia del me pikë nga Korça

Screenshot 8 1100x620

Është mbyllur në barazim 0-0 ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Korçarët ishin në kërkim të fitores së parë në këtë sezon, por nuk ia arritën dot ndonëse miqtë luajtën pothuajse një pjesë loje me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Adilit.

Mbrojtësi i shkodranëve u përfshi në një debat në fundin e pjesës së parë, ndërsa pas rikthimit në pjesën e dytë, Jorgji ndëshkoi me kartonë të verdhë Zguron e Adilin dhe ky i fundit u largua me karton të kuq, duke lënë Vllazninë me një lojtar më pak.

Tashmë pas kësaj ndeshje Vllaznia ka grumbulluar 7 pikë dhe renditet në vend të dytë, ndërsa Skënderbeu ka vetëm 4 pikë dhe ndodhet në zonën e kuqe të tabelës.