United ndalet nga Everton, Ronaldo largohet i mërzitur pasi e nisi nga stoli

Përditësuar më: 2/10/2021, ora 15:47

United ndalet nga Everton, Ronaldo largohet i mërzitur pasi e nisi nga stoli

Përditësuar më: 2/10/2021, ora 15:47

Një pasdite për t’u harruar për Manchester United dhe Cristiano Ronaldon, i cili u largua i nervozuar nga fusha, pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij kundër Everton. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi ta lërë në stol portugezin, duke menduar t’i jepte pak pushim për përfshirjes së tij në Champions League kundër Villarreal, por rezultoi të mos ishte vendimi i duhur.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, kur Martial realizoi një gol të bukur pas një pasimi edhe më të bukur të Bruno Fernandes, dy minuta para fundit të pjesës së parë. Por Everton arriti të gjente golin e barazimit, me Andros Toënsend në të 65’, duke merituar pikën, me një paraqitje luftarake në pjesën e dytë.

United mbetet në vend të dytë për momentin në Premier League, me pikë të barabarta me Everton (14), në pritje të sfidës mes Liverpool dhe Manchester City, që luhet të dielën.