Yuri Kim ndjek shfaqjen për Fitnete Rexhën, fotografi me Bujar Qamilin

Përditësuar më: 2/10/2021, ora 12:35

Yuri Kim ndjek shfaqjen për Fitnete Rexhën, fotografi me Bujar Qamilin

Përditësuar më: 2/10/2021, ora 12:35

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore, Fitnete Rexha, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Përmes një mesazhi në Twitter, kryediplomatja amerikane ka postuar disa fotografi ku shihet me këngëtarët Bujar Qamili dhe Valbona Mema.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë ❤️ Shqipërinë!”, shkruan Kim.