Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

"Bashkitë si prona private", LSI: Pas qeverisjes vendore në Kushtetuese edhe nisma të tjera

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 13:07 | Politikë
"Bashkitë si prona private", LSI: Pas qeverisjes vendore në

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të shfuqizuar ndryshimet e bëra në ligjin për vetëqeverisjen vendore, që kanë të bëjnë me heqjen e shumicës cilësuese në këshillat bashkiakë, në raste të tjetërsimit të pronës publike. Kjo është pjese e aksionit opozitar të LSI që pohoi se do të dërgojë në Kushtetuese edhe nisma të tjera të cilësuara prej saj si anti-kushtetuese, të miratuara në kohën kur bashkë me aleatët dogjën mandatet parlamentare.

“Mazhoranca në funksion të rrëmbimit të pronës publike, i hoqi fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë për çështje të rëndësishme të interesit publik, duke e zëvendësuar atë me votim të thjeshtë.  Ky ligj u miratua po nga rilindja për t’i dhënë fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë, si garanci për të shmangur abuzimet, për të përmirësuar vendimmarrjen si një mënyrë kontrolli dhe transparence për çështje me interes të madh publik duhej marrë vota e cilësuar, si një votë e cila përfaqëson vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve.

Ky ndryshim rrit abuzimin e kryetarëve të bashkive duke i kthyer bashkitë në prona private, si në rastin e teatrit kombëtar por dhe prona të tjera në të gjitha bashkitë e vendit të cilat po i jepen klientëve të qeverisë. Iniciativa të tilla, të ligjeve anti-kushtetuese të kaluara nga një qeveri dhe parlament monist do të jenë pjesë e aksionit tonë opozitar. Kjo nuk do të jetë çështja e vetme që LSI do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Brahimllari.

A2 CNN Livestream

Dita jonë