Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Debati për dozën e tretë, Kosova me vaksinë përforcuese që nga viti i ardhshëm

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 14:28 | Kosova
Debati për dozën e tretë, Kosova me vaksinë përforcuese

Kosova nisi vonë procesin e imunizimit kundër koronavirusit, megjithatë Ministria e Shëndetësisë konfirmon se do të veprojë në kohë për aplikimin e dozës përforcuese. Sigurimi i vaksinave nuk është më një problem dhe aplikimi I dozës së tretë pritet të nisë nga viti I ardhshëm, për të gjitha kategoritë.

 “Doza e tretë është e domosdoshme me gjasë jo vetëm për kategoritë që kanë probleme shëndetësore kronike apo imunitet të dobët por me gjasë për të gjithë. Nuk është vonë viti i ardhshëm pavarësisht që niveli i antitrupave bie edhe pas dozës së dytë pas një periudhe por sërish imuniteti nuk është shuar i ploti në organizëm”, thotë infektologu Ilir Tolaj.

Edhe ekspertët e tjerë shëndetësor pajtohen që aktualisht nuk është momenti që të nisë administrimi i dozës së tretë të vaksinës pasi konsiderojnë se për të marrë dozën përforcuese, së paku duhet të kalojnë 6 muaj prej marrjes së dozës së dytë të vaksinës anti-COVID.

Në Kosovë shumica e popullatë është vaksinuar ne periudhën korrik, gusht dhe shtator prandaj asnjëri nga ky fraksion i popullatës që është vaksinuar në këta muaj nuk ka nevojë ta marr dozën e tretë sepse ka kaluar kohë e shkurtër në pjesën më të madhe të shteteve të botës referohet që doza e tretë të merret 5 apo 6muaj pas dozës së dytë”, shprehet infermieri Driton Vela.

 “Neve duhet të arrijmë atë premtimin që ka dhënë ministria prej 60 % unë besoj se do e arrij se me kalim të sëmundjes, me vaksina me 1 dozë apo 2 doza është arritur mbulesë goxha e mirë që jep siguri epidemiologjike nëse ne arrijmë 60 deri në80% që ta mbulojmë popullatën me vaksinës kundër COVID-19 gjithsesi duhet të fillojmë me personat që pas 1 viti me dhënë dozën përforcuese apo dozën e tretë”, thekson epidemiologu Isuf Dedushaj.

Ndërkohë, Agjencia Europiane e Barnave pritet që shumë shpejt të vendosë lidhur me aplikimin ose jo të një doze përforcuese të vaksinës Pfizer kundër Covid-19. Në rajon, Maqedonia e Veriut ka nisur dhënien e dozës së tretë për qytetarët mbi 65 vjeç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë