E nisin si titullarë, Lazio e Muriqit dhe Spezia e Manajt “shpartallohen” nga kundërshtarët

Manaj Muriqi 1100x620

Sot ishte një ditë potencialisht e mbarë për dy nga sulmuesit kryesore shqiptarë, Vedat Muriqi dhe Rey Manaj, ku të dy kishin shumë për të treguar.

Kosovari i Lazios duhet të tregonte se mund të zëvendësonte në mënyrë të denjë një “kalibër të rëndë” si Ciro Immobile, duke patur si rrallë herë 90- minuta në dispozicion.

Manaj, ndërkohë, duhet të tregonte që periudha e Barcelonës e kishte rikthyer atë në Serie A si një futbollist tjetër.

Por rezultatet e dy ndeshjeve nuk i dhanë të drejtë dy shqiptarëve, patjetër jo vetëm për fajin e tyre. Madje, ekipet e tyre u turpëruan nga kundërshtarë që teorikisht ishin të përballueshëm.

Lazio humbi 3-0 ndaj Bolognës, në një ndeshje pa histori ku ekipi i ishit Mijalovic, që në ndeshjet  e kaluara kishte pësuar gola pafund, u tregua e ftohtë dhe e organizuar si asnjëherë. Barrow dhe Teate e mbyllin në pjesën e parë, Hickey e vulos në pjesën e dytë, edhe falë perfomancës së dobët të portierit Reina, ndërkohë që Muriqi pati vetëm një rast për të shënuar.

Zhgënjyese edhe ndeshja e Rey Manajt, që luajti 90 minuta pa ndihmuar dot ekipin e tij të ri, Spezia, që u mund 4-0 nga Verona.