“Jo emigracionit të pakontrolluar”, Johnson: Nuk i zgjidh krizat e karburantit, gazit dhe ushqimit

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaron se nuk do te lejoje rikthimin e “emigracionin e pakontrolluar” për të zgjidhur krizën e karburantit, gazit dhe ushqimeve për Krishtlindjeve, duke deklaruar se tendosje të tilla janë pjesë e rregullimeve në periudhën post-BREXIT.

“Rruga përpara për vendin tonë, nuk është vetëm të tërheqë levën e madhe të emigracionit të pakontrolluar dhe të lejojë një numër të madh njerëzish të bëjnë punë…… Pra, ajo që nuk do të bëj është të kthehem në modelin e vjetër të dështuar të pagave të ulëta  të mbështetura nga emigracioni i pakontrolluar”, deklaroi lideri britanik.  

Nëntë muaj pasi Britania përfundoi daljen e saj nga Bashkimi Evropian, Jonhson deklaroi në një intervistë për BBC se është I përgatitur për atë që ai e ka cilësuar si një ekonomi e lirë dhe më e mirë për vendin.

“Kur njerëzit votuan për ndryshimin në 2016 dhe … përsëri në 2019, ata votuan për fundin e një modeli të prishur të ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar që mbështetej në paga të ulëta, aftësi të ulëta dhe produktivitet I pakët, dhe ne po largohemi nga ajo “.

Qeveria britanike ka deklaruar se  do të angazhojë 200 pjesëtarë të ushtrisë, 100 prej të cilëve shoferë, që nga e hëna të ndihmojnë në dërgimin e karburanteve nëpër stacione të naftës dhe të ndihmojnë në zbutje të krizës, që ka ardhur si mungesë e shoferëve.