Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kostumet popullore: Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë modelet origjinale

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 15:27 | Aktualitet
Kostumet popullore: Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë

Të mbash gjallë traditën e punimit të kostumeve është mjaft e vështirë. Artizania gjirokastrite Lizeta Hatika, prej 20 vitesh është munduar të ringrejë një traditë që është duke u zhdukur në Gjirokastër. Së bashku me bashkëshortin, ajo krijon dhe punon veshje tradicionale të zonës, duke i qëndruar fanatike elementeve origjinalë, të cilët shpesh i nxjerr nga librat, pasi në qarkullim nuk ka më ekzemplarë kostumesh origjinale.

Hatika tregon se kostoja e lartë bën që të mos ketë shumë blerje të kostumeve, por janë rritur kërkesat për marrjen e tyre me qira në raste eventesh të ndryshme.

Kostumet popullore origjinale mbeten mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Gjirokastrën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani