Kriza energjetike, Basha: Bota po përballet tani, ne kemi 8 vjet me çmimet më të larta në rajon

basha 1 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që paralajmëronte një krizë energjetike ndërkombëtare që do të kishte pasoja edhe në përditshmërinë shqiptare.

Sipas Bashës, qeveria po përgatit “rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë, ndërsa tashmë të gjitha çmimet janë rritur ndjeshëm duke pamundësuar për qindra mijëra shqiptarë të përballojnë nevojat bazë. Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburanteve”.

Për kreun demokrat, qeveritë e vendeve në krizë u vinë në ndihmë qytetarëve, ndërkohë që në Shqipëri sipas tij “ata janë braktisur gjatë pandemisë, kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi”.

Sipas Bashës, prioritet kanë tashmë vendime si heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;  Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet; Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët dhe më shumë para për shtresat në nevojë; Mirëmenaxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KES;, Ristrukturim të buxhetit për t’u përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime”.