Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kuqeziu Bare me asist në fitoren e Espanyol ndaj Real Madridit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 18:27 | Futboll
Kuqeziu Bare me asist në fitoren e Espanyol ndaj Real Madridit

Espanyol merr një fitore të rëndësishme dhe tejet prestigjioze ndaj Real Madridit, ku protagonist ishte edhe kuqeziu Keidi Bare, që po shndërrohet gjithnjë më shumë në një protagonist për ekipin nga Barcelona.

Espanyol kishte filluar me shumë vështirësi sezonin e saj të rikthimit në La Liga, me vetëm 6 pikë, ndërkohë që Real Madrid renditet ende në krye të klasifikimit me 17 pikë, por sot diferenca nuk u pa, madje ekipi i mesfushorit shqiptar u ndodh edhe në avantazh të dyfishtë, falë golit të Tomas në pjesën e parë dhe kryeveprës së Aleix Vidal në minutën 60, ku një pjesë të meritës e ka edhe asist i Bares. I kotë goli i Benzema, që ngushton rezultatin.

https://twitter.com/FutbolTotalCF/status/1444687751119613958?s=08

Nga e gjithë mesfusha e Espanyol, mesfushori shqiptar është i vetmi që nuk u ndërrua nga trajneri Vicente Moreno, shenjë e mirë kjo për formën e tij edhe në perspektivën e Kombëtares.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani