Po kryente punime, 40-vjeçari ndërron jetë nga rryma elektrike

Wire 1100x620

Një ngjarje me pasoja tragjike ka ndodhur në qytetin e Krujës, aty ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e rrymës elektrike.

Viktima, e identifikuar si shtetasi I.C, po kryente disa punime tek banesa e një personi tjetër, ku për arsyeje ende për t’u zbardhur ka rënë në kontakt me rrymën, diçka që ka rezultuar fatale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.