Serie A, Rrahmani shënon golin e fitores, Bajrami nuk “frikëson” Mourinhon

Rrahmani 1100x620

Janë të shumtë tashmë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në Serie A, ku javë pas javë disa prej tyre po shndërrohen në protagonistë të kampionatit italian, por ku nuk mungojnë dritëhijet.  

Ndërkohë që Elseid Hysaj, Rey Manaj dhe Vedat Muriqi, nuk dhanë performancën e tyre më të mirë ditën e sotme,  Amir Rrahmani ishte vërtet një nga emrat më të përfolur të ditës, falë një performancë të nivelit të lartë të kulmuar me golin që i dha fitoren Napolit në një fushë të vështirë si ajo e Fiorentinës. Fitorja 1-2 dërgon djemtë e Luciano Spallettit në kuotën e 21 pikëve, me shtatë fitore në po aq gara.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Kosovës dhe ish-mbrojtësi i Partizanit duket në momentin më të mirë të karrierës, protagonist i sezonit ka qenë edhe kuqeziu Nedim Bajrami, por që sot nuk arriti të lente firmën e tij në ndeshjen që pa Empolin të mundej 2-0 nga Roma e Jose Mourinhos, ku në stol ndodhej edhe Marash Kumbulla.