Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“The Sun”: Emigrantët e paligjshëm në Angli do të dërgohen në një kamp në Shqipëri. Kryeministria e përgënjeshtron

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 12:40 | Politikë
“The Sun”: Emigrantët e paligjshëm në Angli do

Kryeministria ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në gazetën britanike “The Sun” se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen një kampi refugjatësh në Shqipëri. Drejtori i Komunikimit i këtij dikasteri, Endri Fuga, tha se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se Shqipëria nuk do të pres emigrantë ilegalë nga vendet që janë më të pasura, pasi ajo është detyrë e tyre dhe jo e shqiptarëve.

"Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne", shkruan Fuga në Twitter.

Sipas medias britanike “The Sun” negociatat mes Tiranës zyrtare dhe Britanisë së madhe janë në rrugë të mbarë për ngritjen e një qendre të emigrantëve ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe. Sipas kësaj gazete parashikohet që emigrantët që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe do të sillen në Shqipëri në një kamp, deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil. Por ky lajm tashmë është mohuar nga qeveria shqiptare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani