Tirana, dy autogola e çojnë në majën e renditjes

Tirana fiton një ndeshje mjaft delikate kundër një ekipi të mirë organizuar si Laçi, duke u ngjitur në majën e Superiores.

Fitorja 2-1 e maturuar në “Selman Stërmasi” është rezultat i një loje këmbëngulëse të bardhebluve të Shehit, por edhe të dy deviacioneve fatkeqe të laçianëve.

Pas një pjese të parë kur kryeqytetasit kishin kontrollin e  lojës por ku edhe Laçi pati raste të mira për të shënuar, baraspesha përfundon në minutën 53 kur Roganovic devijon në portën e tij një harkim të Seferit.

Diçka e tillë përsëritet edhe në minutë n 75, ku pas një rasti të artë për barazim, Laçi befasohet nga kapiteni i saj Ignatovic, që devijoi një pasim të Totre. Tirana kryeson renditjen me 8 pikë, në pritje të ndeshjes së Kukësit.