Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tragjedia ajrore në Milano, piloti i vdekur ishte një nga personat më të pasur të Rumanisë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 23:04 | Bota

Dalin detaje të reja nga tragjedia ajrore e ndodhur sot në Milano, që i kushtoi jetën 8 personave që ndodheshin në avionin privat që u përplas me një godine afër stacionit të San Donato Milanese.

Piloti i avionit 8 vendesh ishte edhe pronari i mjetit, dhe në të njëjtën kohë edhe një nga figurat më të njohura të ekonomisë rumune. Bëhet fjalë për miliarderin Dan Petrescu, i njohur si një nga ndërtuesit më të njohur të vendit lindor.

Një nga fotografitë e ralla të sipërmarrësit rumun Dan Petrescu

Bashkë me Petrescun ndodheshin edhe pjesëtarë të familjes së tij, miq dhe të afërm, kryesisht me origjinë rumune.   

Ndër viktimat edhe bashkëshortja Regina, me nënshtetësi franceze dhe djali i tij 30-vjeçar, i quajtur Dan Stefan, që duhet të trashëgonte perandorinë e sipërmarrësit që mendohet se kalonte 3 miliardë euro.

https://a2news.com/2021/10/03/aksident-ajror-ne-milano-avioni-perplaset-me-godinen-8-viktima/

I emigruar në Gjermani gjatë regjimit komunist, Petrescu ishte kthyer në vendlindje ku ndër dekada kishte hapur kompani të njohura si Metro dhe Real. Edhe pse ndoshta rumuni më i pasur, ai nuk dëshironte të shfaqej në media dhe nuk bënte një jetë luksoze, si disa prej ortakëve të tij, si ish-tenisti Ian Tiriac.

Luksi i tij i vetmi ishte pikërisht avioni që kishte mësuar të pilotonte vetë, dhe me të cilin po shkonte në vilën e tij në Sardenja.    

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani