7 fitore me radhë, Napoli i Spalletit kërkon të thyejë rekordin e Sarrit

NAPOLI DREJT REKORDIT TE FITOREVE SPALLETTI frame 950 1100x620

Napoli është padiskutim një prej skuadrave për t’u mundur këtë sezon. Diçka të tillë mendoi se arriti Fiorentina në javën e 7, por as vjollcët nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin deri në fund.

Kjo, solli suksesin e 7 radhazi për Napolin e Luciano Spalletit që tashmë ka objektiv shtesë, kalimin e numrit të fitoreve të njëpasnjëshme. Në kampionatin italian, ky rekord mbahet, nga vetë Napoli që ia ka dalë të regjistrojë 8 fitore me radhë në sezonin 2017-2018, periudhë kur të kaltrit drejtoheshin nga Maurizio Sarri, ai i cili sot udhëheq Lazion.

Dhe si për ironi, gjatë atij viti, rekordi i Sarrit do të ndalej pikërisht nga Luciano Spalleti, Interin e tij që barazonte 0-0 në San Paolo. Napolit të këtij sezoni i duhet të mposhtë Torinon në javën e ardhshme të kampionatit për të barazuar rekordin e Sarrit.

Ndërsa për ta thyer atë, i duhet të marrë 3 pikë në javën pasardhëse e cila vendos Spaletin përballë të kaluarës, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Romës.

Në 8 raste në të kaluarën, skuadra që ka arritur 7 fitore me radhë në shtatë javët e para, nuk e ka mbyllur kampionatin më poshtë se sa vendi i 2 në renditje. Me këtë ecuri, Juventus dhe Milan janë shpallur gjithmonë kampion, ndërsa Roma dhe Inter e kanë mbyllur Serinë A si e dyta më e mirë.