Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Avioni i rrëzuar në Vermosh, dëshmitari për A2 CNN: Piloti dhe pasagjeri nuk pranuan ndihmë, i mori një makinë e bardhë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 13:36 | Kronikë

Të tjera të reja janë zbardhur në lidhje me avionin e vogël që bëri ulje të detyruar në zonën e Vermoshit, në Malësinë e Madhe.

Një bari i zonës ka parë të gjithë ngjarjen dhe përpjekjet e avionit për t’u ulur. Ai ka shkuar pranë mjetit kur ai ka qëndruar dhe është përpjekur për të ndihmuar dy personat që ndodheshin në bord.

Sipas bariut, piloti nuk i ka kthyer përgjigje kur e ka pyetur nëse ishte mirë, duke hedhur dyshime se mund të jetë i huaj, ndërsa pasagjeri i ka thënë “Jemi mirë”.

Më pas, bariu tregon se pranë vendit ku u ul avioni i vogël ka shkuar një makinë e bardhë dhe i ka marrë të dy, pilotin dhe pasagjerin e tij.

Dyshime ka që avioni mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike, por në zonën përreth nuk është gjetur drogë.

https://a2news.com/2021/10/04/rrezohet-nje-avion-ne-vermosh-piloti-dhe-pasagjeri-braktisin-mjetin/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu