Bilanci në Shqipëri, 5 viktima, 207 raste

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Ministria e Shëndetësisë shpërndau bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë së koronavirusit, ku vihet re një ulje të shifrave. Janë 5 viktimat, ndërkohë që rastet e reja janë 207.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 207 qytetarë, në këto bashki:

119 në Tiranë, 13 në Lushnjë, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.

Janë 8655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 207
Të shëruar në 24 orë 498
Të shtruar në spitale 185
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3067
Testime totale 1,216,793

Raste pozitive 172,001
Raste të shëruara 160,628
Raste Aktive 8655
Humbje jete 2,718

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3847
Durrës 906
Fier 733
Shkodër 654
Vlorë 543
Elbasan 474
Berat 370
Lezhë 335
Gjirokastër 233
Korçë 203
Kukës 185
Dibër 172