Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Emily Ratajkowski akuzon muzikantin Robin Thicke për ngacmim

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 17:27 | Showbiz

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka akuzuar muzikantin Robin Thicke për ngacmim seksual. Në librin e saj të parë, modelja thotë se gjatë realizimit të videos për "Blurred Lines" artisti i ka prekur asaj gjoksin disa herë. Videoja "Blurred Lines" i shkatërroi jetën. Në ato imazhe ajo u shfaq topless dhe në kohën e realizimit, në 2013, u fol për një videoklip seksist. Tani modelja rrëfen se Robin Thicke e ngacmonte në xhirime dhe "i preku gjoksin me të dyja duart".

Emily rrëfeu episodin në librin e saj të parë, autobiografik, "Trupi im", i cili do të dalë në treg më 19 tetor dhe të cilin Sunday Times e paraprin.

"Ai u kthye i dehur në xhirime vetëm për të xhiruar me mua, ndjeva duart e një të huaji që më shtrëngonte gjinjtë nga prapa. U largova instinktivisht", thotë ajo.

Regjisorja Diane Martel konfirmoi gjithçka: "Mbaj mend atë moment, kur pashë se çfarë po ndodhte, fillova të bërtas; Çfarë po bën? Mjaft, xhirimet kanë mbaruar!' ....", shtoi ajo.

Këngëtari dhe producenti 44-vjeçar më vonë do të kërkonte falje, duke pretenduar se ishte "i dehur vazhdimisht" në atë kohë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli