Facebook, Instagram dhe Whatsapp të paarritshëm në gjithë botën, kompania detyrohet të kërkojë ndjesë në Twitter

Përditësuar më: 4/10/2021, ora 19:00
1600x960 1078416 fb 965x579

Facebook, Instagram dhe Whatsapp të paarritshëm në gjithë botën, kompania detyrohet të kërkojë ndjesë në Twitter

Përditësuar më: 4/10/2021, ora 19:00

Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton protesta dhe vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre.

WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorura kudo në botë – dhe që i përkasin Mark Zuckenberg – prej orës 15:59 janë të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë. Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën rivale Twitter për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.

“Po punojmë për të rikthyer shërbimin sa më shpejtë të jetë e mundur, kërkojmë ndjesë”, është postimi i Facebook në Twitter.