Integrimi në BE, zgjedhjet në Bullgari mund të ndryshojnë situatën

Stefan Janev zaev maqedoni bullgari 1100x620

Pas zgjedhjeve në Bullgari, dialogu mes Sofjes dhe Shkupit mund të marrë kuptim dhe dinamikë tjetër. Këtë deklaroi për mediat kryeministri teknik, Stefan Janev.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për fqinjët tanë, por edhe për Shqipërinë pasi procesi i integrimit po ecën paralelisht për të dyja shtetet ballkanike dhe vetoje bullgare kundër Maqedonisë ishte ajo që bllokoi edhe mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare. Zgjedhjet në Bullgari mbahen, më 14 nëntor.

Kryeministri Rama, i ka bërë shpesh thirrje Bullgarisë të hapë rrugën e integrimit. Në një intervistë në fillim të shtatorit, Rama u shpreh: “Mos jini kaq tipikë europianë, bëhuni ballkanas, hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta. Mos bllokoni”.