Kreu i OSBE Ann Linde, vizitë në Tiranë, takime me institucionet dhe shoqërinë civile

Ann Linde 1100x620

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë më datë 5 tetor.

Sipas agjendës, Linde do të takojë aktorë të ndryshëm politikë me të cilët do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë.

Ndër të tjerat, suedezja pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungoi një takim me shoqërinë civile.