Melburni qyteti më i izoluar, që prej shpërthimit të pandemisë, 246 ditë në lockdown

MELBURNI IZOLIMI ME I GJATE frame 0 1100x620

Melburni i Australisë, tejkaloi Buenos Airesin mbrëmjen e së dielës, si qyteti me izolimin me të gjatë, në pandeminë e Covid-19. Në mesin e lockdown-it të tij 6-të, kryeqyteti i shtetit të Viktorias ka kaluar një total prej 246 ditësh, nën masa të rrepta kundër koronavirusit që prej marsit të kaluar, duke spostuar në vend të dytë kryeqendrën argjentinase që numëron 244 ditë izolimi. 

Shteti i Viktorias raportoi 1377 infektime të reja me Covid-19 dhe 4 vdekje ditën e hënë. Autoritetet fajësojnë për valën e re të pandemisë, festimet e lidhura me eventin më të ndjekur sporti në vend, ligës australiane të futbollit, fundjavën e kaluar. Gati gjysma e rasteve të reja ditën e hënë, ishin të rinj mes moshës 10 dhe 29-vjeçare. 

Qeveria australiane planifikon të heqë të gjitha kufizimet për frenimin e pandemisë, përfshirë ndalimin e udhëtimeve, kur 80 për qind e popullsisë mbi moshën 16-vjeçare të jetë plotësisht e vaksinuar. Objektivi pritet të përmbushet në mesin e nëntorit.