Në prag të Hungarisë e Polonisë, Reja: Na nevojiten patjetër 4 pikë, jemi rritur

reja 1 1100x620
Edy Reja 4

Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të eliminatoreve të Botërorit, ndaj Hungarisë më 8 tetor dhe Polonisë në Tiranë më 12 tetor, trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, nuk ka dashur të bëjë llogari, por është shprehur se i gjithë fokusi tashmë është te ndeshja e parë në transfertë.

Sa pikë janë detyrim?

Nuk mund të bëjmë llogari të tilla, duke vlerësuar edhe kundërshtarët. Hungaria dhe mbi të gjitha Polonia janë skuadra të forta. Po rritemi, jemi konkurrues. Pas çdo humbje largohen shpresat drejt Botërorit. Një humbje do të na largonte nga synimet tona. Duhet të bëjmë dy rezultate pozitive, në dy ndeshjet vendimtare. Nëse duam të kemi shpresa për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të regjistrojmë dy rezultate pozitive.

11 mbrojtës të thirrur mos janë shumë kur synojmë dy rezultate?

Kam dy lojtarë për çdo rol. Unë llogaris gjashtë mbrojtësit që luajnë në qendër, të cilëve u shtohen Dermaku dhe Veseli, të cilët po i vëzhgoj. Ka ardhur Balliu, të cilin e pashë dy vjet më parë. U kthye tani pasi ka shkëlqyer te Rayo Vallecano, i cili do të na shërbejë për të tashmen dhe për të ardhmen.

Manaj lojtar kyç në skemat e trajnerit, a është shqetësues fakti që nuk ka luajtur shumë?

Është stërvitur mirë, luajti si titullar gjatë fundjavës. Cikalleshi po luan, Broja luan edhe pse jo me vazhdimësi. Është hera e parë që do të punojmë një javë para ndeshjes. Do të shoh gjendjen e lojtarëve dhe ai që do të jetë në formë më të mirë do të luajë. Kjo është arsyeja përse grumbullova kaq shumë lojtarë, për të patur më tepër alternativa për ata që do të zbresin në fushë.

Këto ndeshje janë udhëkryqi i sezonit, të gjithë bëjnë llogari. Sa pikë do të na duhen për të qëndruar në zonën e lartë?

Nuk bëj llogari, por i marr ndeshjet një nga një. Megjithatë, duhet të bëjmë minimumi tre pikë me Poloninë, për të bërë më pas llogaritë. Idealja do të ishte të bënim katër pikë dhe nëse do të zgjidhja duhet të fitojmë me Poloninë, nuk kemi rrugë tjetër.

Anglinë nuk e kam parë kurrë, sepse është më e mira e grupit. Besoj se ata do ta fitojnë edhe do të shkojnë në Botëror. Polonia është skuadra që cilësohet forcë e dytë. Por, në këto momente Shqipëria, Polonia dhe Hungaria kanë shanse për të luajtur në play-off. Kemi mundësi të synojmë, por nëse ata do të shfaqen më të fortë nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne do të mundohemi të bëjmë punën tonë dhe të luajmë shanset që kemi.

Xhaka lamtumirë Kombëtares?

E thirrëm shumë herë, por nuk ka ardhur. Vitin e kaluar ishte i dëmtuar. Tani që ishte në gjendje të mirë e grumbulluam, por nuk iu përgjigj ftesës. Në këtë situatë thashë mjaft, nuk mund të vazhdohej më kështu. Ndoshta ka situatat e veta, ndoshta do të përqendrohet te klubi dhe mos të vijë në Kombëtare. Xhaka vetë nuk e ka thënë diçka të tillë, por kështu e mendoj unë.