“Pandora Papers”, SPAK nis verifikimet për dyshimet se në listë është edhe një shqiptar

pandora papers 1 1100x620

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një verifikim lidhur me publikimet e “Pandora Papers”, ku janë ngritur dyshime për një zyrtar shqiptar ne listën e 330 zyrtarëve në të gjithë botën që rezultojnë me llogari “offshore”.

Emrat e dhjetëra liderëve politikë, e po ashtu të personaliteteve në fusha të ndryshme, listohen mes atyre që kanë përdorur kompani jashtë vendit për të fshehur pasuritë. Në rrjedhën më të madhe të dokumenteve në histori, të pagëzuar si “Pandora Papers”, më shumë se 330 udhëheqës e ish-udhëheqës politikë identifikohen si përfitues të llogarive sekrete; mes të cilëve ish-kryeministri britanik Tony Blair, lideri çek Andrej Babis dhe bashkëpunëtorë të presidentit Putin.

Dokumentet ekspozojnë po ashtu presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, dhe djalin e tij, Bllazho, të cilët siç thuhet kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuara, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Sipas skandalit të zbuluara nga konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues, mes përfituesve është edhe një shqiptar, ende i paidentifikuar.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar