Përballja mes Grida Dumës dhe Erion Veliajt shtyhet për në 14 tetor nga gjykata

Grida Duma dhe Erion Veliaj perballen ne gjykate me 22 shtator 1100x620

Gjykata e Posaçme shtyn për në 14 tetor seancën për përballjen mes deputetes Grida Duma dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Seanca e së hënës dështoi për shkak të mospranisë së prokurorit në sallën e gjyqit. Në seancën e kaluar, gjykata kaloi çështjen për gjykim, pasi Duma refuzoi të zgjidhte çështjen me pajtim.

Deputetja e PD-së e ka paditur për shpifje Veliajn lidhur me disa deklarate publike të këtij të fundit, ku ai i referohet Dumës si “trafikante apartamentesh”.