Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Privimi material i fëmijëve, ende i papërcaktuar si nivel

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 19:27 | Aktualitet
Privimi material i fëmijëve, ende i papërcaktuar si nivel

Si rrallë vende në Rajon dhe Europë, Shqipëria ende nuk e ka të përcaktuar zyrtarisht nivelin e privimit material të fëmijëve, tregues i mirëqenies së tyre. Bashkë me minimumin jetik të popullatës së përgjithshme, privimi material i fëmijëve pritet të përllogaritet së afërmi.

Ndryshe nga shumë vende në Rajon, Europë e Botë, në Shqipëri ende nuk ka një përcaktim zyrtar mbi nivelin e privimit material të fëmijëve, një tregues tejet i rëndësishëm i mirëqenies së tyre.

Nisur edhe nga kjo mungesë, një studim i fundit i kryer me mbështetjen e Institutit të Statistikave (INSTAT) dhe Organizatës Botërore për Fëmijët (UNICEF) analizoi 18 elementë në total që përfshijnë përkujdesjen ndaj fëmijëve, shëndetin dhe sigurinë e tyre, sigurinë e tyre materiale si dhe arsimimin e socializimin.

Në studimin e kryer u analizuan të dhënat e marra pas pyetës së 6.6630 familjeve, ndërsa fokus ishin fëmijët nën 15 vjeç. Një ndër rezultat e përftuara pas pyetësorëve të familjeve me apo jo mungesë të ardhurash ishte se në 97 për qind të tyre shfaqeshin elementë të privimit material te fëmijët, përfshirë këtu ushqim apo veshje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë