Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehet mësimi normal në shkolla

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 07:40 | Aktualitet
Rikthehet mësimi normal në shkolla

Ashtu siç u lajmërua edhe më herët nga dita e sotme, procesi i mësimit në shkolla do të nisë normalisht dhe do të kthehen orët 45-minutëshe.

Ndonëse, mësimi kthehet në kohën e para pandemisë, rregullat e thjeshta të distancimit, higjienës do të vijojnë të jenë në fuqi.

Rikthimi i mësimit në kushtet normale erdhi pas një presioni të ushtruar nga prindërit, të cilët po hasnin vështirësi me fëmijët e tyre, si për çështjen e të nxënit ashtu dhe për shoqërimin e tyre apo marrjen nga shkolla.

Në njoftimin e dhënë më 1 tetor, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri me dije se, deri tani, janë 88% e mësuesve të vaksinuar kundër koronavirusit.

Vendimi për rinisjen e shkollave në kushte normale u mor pas konsultimeve që Ministria e Arsimit zhvilloi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë