Sa ndryshon Shqipëria me Bajramin në fushë? Përgjigjet Reja

Bajrami  1100x620

Nedim Bajrami është lojtari më i fundit që është bërë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit, i cili deri tani ka luajtur nga një pjesë loje në dy ndeshjet e fundit, ndaj Hungarisë dhe San Marinos.

Edhe pse i sapoardhur, futbollisti është kthyer menjëherë në qendër të vëmendjes, duke qenë se luan në Serie A, por mbi të gjitha pasi mbulon një rol në ekip ku mungonte prej vitesh një lojtar i tillë.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve ndaj Hungarisë dhe Polonisë edhe Reja ka dhënë vlerësimet e tij për mesfushorin.

“Bajrami ka cilësi të shkëlqyera. Është i shpejtë në fazën sulmuese dhe arrin të driblojë kundërshtarin. Ka cilësitë që na duhen, por duhet të bëhet pjesë e mekanizmave të skuadrës. Në ndeshjen e parë kishte shumë emocione.

Shpresoj që tashmë të mos ketë emocione dhe kështu do të na ndihmojë, pasi ishte lojtari që na duhej”, u shpreh Reja.