Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Shkollat të zbatojnë masat”, Brataj: Normaliteti do të shtojë infektimet, nuk do të ketë mbyllje tjetër

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 15:36 | Aktualitet
“Shkollat të zbatojnë masat”, Brataj: Normaliteti do

Rikthimi i normalitetit në shkolla pritet të sjellë rritje të infektimeve nga Covid-19. Efektet e këtij vendimi do të ndihen pas 2-3 javësh me raste të shtuara edhe brenda institucioneve arsimore. Eksperti i Komitetit Teknik, Skënder Brataj, iu bën thirrje mësuesve dhe drejtuesve të shkollave të mos neglizhojnë masat anti-Covid. 

Megjithatë, ekspertët nuk parashikojnë mbyllje tjetër apo masa më të forta. Për çdo infektim brenda klasave, do të ketë izolim të rastit dhe kontakteve të tyre dhe jo mbyllje të shkollës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se stina e dimrit në vendin tonë do të varet nga ecuria e vaksinimit.

Këtë periudhë ekspertët kanë vënë re ulje të valës së infektimeve. Kjo situatë pritet të reflektohet në spitale disa javë më vonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani