Shpërthen bombola e gazit në Mirditë, ndërron jetë një person

Shperthen bombola e gazit ne Mirdite nderron jete nje person 1100x620

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të hënës në Reps të Mirditës, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.