Shtyhet diskutimi për komisionet hetimore të kërkuara nga PD, Rushaj: Nuk ka kufizime mbi objektin e hetimit

4 TETOR 2021 ERVIN frame 16765 1100x620

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, tha se nuk do të ketë asnjë kufizim sa i përket objektit të hetimit të komisioneve hetimore të posaçme të kërkuara nga PD-ja, për zgjedhjet e 25 prillit, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

“U ra dakord që të tria komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. I bëmë të qartë deputetëve të PS-së që e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore, për të caktuar objektin e hetimit është e patjetërsueshme. Nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor. U ra dakord që në seancën e datës 14, këto komisione të kalojnë në seancë plenare. Ne nuk tërhiqemi nga ajo që Gjykata Kushtetuese ka vendosur në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore”, tha Rushaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së konfirmoi se mbledhjet e komisioneve parlamentare “do të zhvillohen ashtu siç rregullorja e parashikon, natyrisht duke respektuar çdo lloj rregulli dhe protokolli të sigurisë”.