Talebanët hakmerren ndaj ISIS, shkatërrojnë bazën e tyre

050751181 b52a4f14 c4c8 4f9c 866e 59336371f42f 600x338

Forcat talebane organizuan një operacion kundër një baze të militantëve të Shtetit Islamik, shumë pranë kryeqytetit, duke lënë pas dhjetëra viktima.

Sipas raportimeve, sulmi ndaj bazës së militantëve erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit me bomba jashtë xhamisë kryesore të Kabulit.

Lajmi u dha nga vetë talebanët, të cilët edhe më herët, si dhe pas tërheqjes së trupave amerikane, premtuan se do të bëjnë një qëndresë ndaj Shtetit Islamik.

Ditën e diel, nga sulmi kamikaz jashtë xhamisë së Eid Gah humbën jetën 5 civilë dhe dyshimet ranë te militantët e ISIS-it për organizimin e tij.