Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tronditet Elbasani, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku viktima të një atentati me breshëri automatiku

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 19:40 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme, ku dy persona janë përfshirë në një atentat me armë zjarri në “Rrethrrotullimin e luleve” pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgji.

Viktima të këtij atentati janë Lulzim Bitri, 35 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend, dhe Ardian Çollaku, rreth 50 vjeç, i cili pësoi vdekje klinike. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndërroi jetë mëngjesin e të martës.

Helikopteri që transporton Ardjan Çollakun drejt Tiranës

Çollaku është një person me precedentë penalë dhe emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai është skeduar nga policia si trafikant i lëndëve narkotike.

Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë duke i pritur viktimat, të cilët janë qëlluar sapo kanë zbritur nga automjeti. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar vetëm një e shtënë dhe pastaj breshëri automatiku.

Janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonë si dhe janë ngritur pika të shumta postblloqesh policie, duke kryer të gjithë kontrollin e nevojshëm.

Sipas informacioneve, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Bradashesh, e cila dyshohet se u përket autorëve të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë