Zbatohet marrëveshja e Brukselit, Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targa

KOSOVA 1100x620

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe serbisë, ka nisur të zbatohet marrëveshja e arritur javën e kaluar në Bruksel, lidhur me targat.

Siç parashikohej, nga kjo e hënë, letra ngjitëse po vendosen në targat e automjeteve të secilit shtet gjatë kalimit të kufirit.

Kjo ishte pika e dytë e ujdisë që zbuti tensionet 13 ditore në veri të kosovës.

Policia bëri të ditur se marrëveshja po zbatohet në të gjitha pikëkalimet dhe se të gjitha automjetet që hyjnë dhe dalin në drejtim të serbisë po pajisen me letrat ngjitëse.

Si pjesë e ujdisë së sigluar me ndërmjetësimin e bashkimit europian, të shtunën më 2 tetor, barrikadat dhe protestuesit serbë zhbllokuan rrugët drejt Jarinjës dhe Bërnjakut, ndërsa trupat e KFOR-it zëvenëdësuan njësitë speciale të Kosovës.