Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zjarr në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë, ajri i ndotur pushton zonën

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 10:01 | Aktualitet

Një vatër zjarri është regjistruar prej mbrëmjes së të dielës në fushën e grumbullimit të mbetjeve në rrethinat e qytetit të Vlorës.

Situata është alarmante, pasi tymi toksik është përhapur në të gjithë zonën dhe ka ndotur ajrin.

Zjarrfikësit janë angazhuar prej mëngjesit për të vënë flakët në kontroll, ndërkohë që banorët e zonës kërkojnë intensifikimin e veprimeve pasi era e keqe është bërë e padurueshme.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë