Zjarr në një pikë skrapi në Krujë, plagosen dy punonjës

policia plagosje 1100x620
Foto ilustruese

Një pikë e mbledhjes së skrapit është përfshirë nga flakët në zonën e Krujës, duke dëmtuar dy prej punëtorëve të saj që kanë pësuar djegie në disa pjesë të trupit.

Ngjarja mendohet të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit, e cila më pas ka shpërthyer në flakë dhe dëmtoi punonjësit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.    

Grupi hetimor ka shkuar vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.